Mbrojtësi i Real Madridit Antonio Rudiger është lënduar në ndeshjen ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës. Të hënën gazeta gjermane “Bild”, ka raportuar se Rudiger ka shqetësime muskulore dhe nuk do të jetë e sigurt paraqitja e tij në ndeshjen e parë të fazës nokaut.
Toni ka një problem të vogël. Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Shpresoj se lëndimi nuk është shumë seriozë”, është shprehur selektori i Gjermanisë Julian Naglesmann.
Për Gjermaninë mungesë në repartin defensivë do të jetë edhe mbrojtësi i Bayer Leverkusenit Jonathan Tah. 28-vjeçari Tah është pezulluar për ndeshjen e ardhshme, pasi është ndëshkuar me kartonë të verdhë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Në rast të mungesës së Rudigerit, Naglesmann do të duhet që në mbrojtje t’i inkuadrojë mbrojtësin e Dortmundit Nico Schlotterbeck dhe Robin Kochin e Frankfurtit.