Arsenali e ka fituar ndeshjen kryesore të xhiros së pestë të fazës së ligës në Champions.
Të mërkurën mbrëma në “Emirates”, Arsenali fitoi 3:1 ndaj Bayern Munchenit. Ishte përballje e skuadrave që kishin vetëm fitore në katër xhirot e para. Por tani është vetëm Arsenali që i ka fituar të gjitha pesë ndeshjet në Champions. Arsenali udhëheq në tabelë me 15 pikë, tri më shumë se PSG-ja, Bayerni, Interi e Real Madridi.
Ndeshja në Londër ishte shumë interesante.
Për 1:0 në të mirë të Arsenalit shënoi Jurrien Timber në minutën e 22-të. Dhjetë minuta më pas supertalenti 17-vjeçar, Lennart Karl shënoi për 1:1.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Noni Madueke ktheu epërsinë e Arsenalit me golin për 2:1 në minutën e 69-të.
Ndërkohë Gabriel Martinelli shënoi për 3:1 në minutën e 77-të, duke shfrytëzuar një dalje të gabuar të Manuel Neuerit.
Gabon Neuer, Arsenali shënon golin e tretë
Arsenali po shkon drejt fitores ndaj Bayernit. Gabriel Martinelli shënoi për 3:1 në minutën e 77-të.
Ai shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit të Bayernit, Manuel Neuer.
Arsenali kthen epërsinë, shënon Madueke
Arsenali ka kthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Bayernit.
Për 2:1 realizoi Noni Madueke në minutën e 69-të. Riccardo Calafiori asistoi me të hyrë në lojë.
Edhe Madueke u aktivizua si zëvendësues.
Arsenali e Bayerni po barazojnë pas pjesës së parë
Arsenali e Bayerni po përballen në Londër në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Champions.
Pas 45 minutave lojë, rezultati është 1:1. Timber shënoi për epërsinë 1:0 të “topçinjve” në minutën e 22-të. Talenti Lennart Karl, 17-vjeçar, shënoi për 1:1 në minutën e 32-të.
Arsenali kishte iniciativën, por pa krijuar epërsi në pjesën e parë.
Barazon Bayerni
Muncheni ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Arsenalit. Lennart Karl shënoi në minutën e 32-të pas një aksioni model të bavarezëve. Karl është vetëm 17-vjeçar.
Arsenali në epërsi
Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Bayernit në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Për 1:0 në Londër shënoi Jurrien Timber në minutën e 22-të.