Skuadrës së Interit i ka mjaftuar goli i mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllanit, për të vazhduar garën për titull të kampionit në Itali.
Interi të shtunën mbrëma fitoi ndaj Veronas me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 35-të të Serie A.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro.
Golin e fitores për “nerazzurrët” e realizoi Asllani nga penalltia në minutën e nëntë.
23-vjeçari Asllani në 31 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime. Ai e kompletoi ndeshjen.
Interi ka 74 pikë dhe është në vendin e dytë. Napoli është lider me tri pikë më shumë.
Verona është në mesin e tabelës me 32 pikë.