Liridon Balaj i Dritës, i cili shënoi gol dhe asistoi në një tjetër në disfatën 3:2 në shtëpi nga Celje, tha pas ndeshjes se Drita do ta kërkojë fitoren në duelin kthyes.
Ai ka thënë se do të jetë vështirë, por jo mision i pamundur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Besoj se bëmë një pjesë të dytë mjaftë të mirë. Nuk e nisëm mirë pjesën e parë, por në pjesën të dytë ishim më mirë. Bëmë presion dhe barazuam rezultatin. Rezultati real do të ishte barazimi. Është edhe ndeshja kthyese dhe do të shkojmë me të gjitha forcat dhe të provojmë ta fitojmë ndeshjen. Besoj se atë që e bëmë në pjesën e dytë ta bëjmë edhe në ndeshjen kthyese dhe të marrim rezultat pozitiv”, deklaroi Balaj.