Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkanit i ikën fitorja nga duart, bie në minutat e fundit

Bohemian - Ballkan

Ballkani kishte epërsi për kohë të gjatë në ndeshjen ndaj Bohemianit. Por pranoi dy gola në fundin e ndeshjes dhe u mposht 2:1 në Dublin të Irlandës. 

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma ishte e para e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Suharekasit ishin pranë fitores dhe rezultatit shumë pozitiv për ndeshjen kthyese në Prishtinë. Por, goli i Toni Domgjonit nga penalltia në pjesën e parë, nuk i mjaftoi. Ish-reprezentuesi i Kosovës shënoi për tri herë kampionin e Kosovës në minutën e 29-të. 

Vendësit u kthyen fuqishëm në pjesën e dytë. Barazuan rezultatin fillimisht me Douglas James-Taylorin në minutën e 76-të, ndërsa iu gëzuan fitores një minutë para fundit kur shënoi Ross Tierney. 
Ballkani megjithatë ende ka shpresa për të avancuar në rrethin tjetër të garës. Të enjten e ardhshme luan para tifozëve të vet në ndeshjen kthyese që nis në orën 20:00. 
Ballkani në kupat evropiane luan prej edicionit 2022/23. 
Dy herë rresht luajti në fazën grupore të Ligës së Konferencës, në edicionet 2022/23 dhe 2023/24.


Ballkani pranon edhe golin e dytë

Ballkani është në prag të humbjes në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Edhe Ballkani sot e vazhdon rrugëtimin në Evropë Futboll 4 o. më parë Ballkani sot e vazhdon rrugëtimin në Evropë

Skuadra suharekase ka pranuar gol në minutën e 89-të. 

Shënues për 2:1 për ekipin irlandez Bohemian ishte Ross Tierney. Ndeshja po luhet në Dublin. 



 

Barazohet rezultati në Dublin

Skuadra irlandeze Bohemians e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Ballkanit. 

Douglas James-Taylor ka shënuar për 1:1, në minutën e 76-të të ndeshjes.

 


Penalltia e Domgjonit mban në epërsi Ballkanin

Penalltia e realizuar nga ish-reprezentuesi i Kosovës, Toni Domgjoni, e ka mbajtur në epërsi Ballkanin pas pjesës së parë. 

Edhe Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë Futboll 1 d. më parë Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë

Ballkani i Suharekës, tri herë rresht kampion i Kosovës, është duke fituar 1:0 në udhëtim te Bohemiansi i Irlandës. 

Është ndeshja e parë e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Domgjoni, që ka katër paraqitje e një gol të shënuar me Kosovën, realizoi nga penalltia e minutës së 29-të. 

Ndeshja kthyese e këtij ballafaqimi zhvillohet të enjten e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00. 

Ballkani në kupat evropiane luan prej edicionit 2022/23. 

Dy herë rresht luajti në fazën grupore të Ligës së Konferencës, në edicionet 2022/23 dhe 2023/24.
 


Ballkani në epërsi


Ballkani ka kaluar në epërsi në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Edhe Me humbje të thellë, Ballkani mbyll paraqitjen në Evropë Futboll 11 muaj më parë Me humbje të thellë, Ballkani mbyll paraqitjen në Evropë

Ballkani është duke fituar 1:0 ndaj skuadrës Bohemians. 

Nga penalltia e minutës së 29-të, i saktë ishte Toni Domgjoni.