Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Inter Miami po hetohet për transferimin e Casemiros

Casemiro

Liga MLS e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se ka nisur hetimet për manipulim nga Inter Miami, pasi klubi e transferoi mesfushorin brazilian, Casemiro. 

Të mërkurën, Miami njoftoi se ka transferuar 34-vjeçarin i cili u largua nga Manchester Unitedi në fund të edicionit. 

Inter Miami njoftoi po ashtu se Casemiro do të jetë pjesë e klubit për edicionin e vitit 2027, me opsionin e vazhdimit deri në qershor të vitit 2029. 

Por vetëm pak më vonë, MLS-ja lëshoi komunikatë duke thënë se “është duke shqyrtuar akuza për manipulim” ndaj klubit. 

“Liga po mbledh të gjitha informacionet përkatëse dhe do të përmbahet nga komentet e mëtejme derisa të përfundojë shqyrtimi”, ka shtuar MLS.

“Derisa Inter Miami dhe LA Galaxy kanë arritur marrëveshje për përparësinë e zbulimit (të drejtat si e para) për të nënshkruar me Casemiron, kushtet do të publikohen pas përfundimit të hetimit për manipulim”. 

Edhe Inter Miami prezanton Casemiron Futboll 4 o. më parë Inter Miami prezanton Casemiron

Los Angeles Galaxy i mbante të drejtat e zbulimit për Casemiron, por në njoftimin e transferimit, Inter Miami ka thënë se të drejtat i ka marrë nga Galaxy. 

Casemiro në janar njoftoi se do të largohej nga “Old Trafford” pas përfundimit të sezonit, pasi u vendos për mosvazhdim të kontratës. 

Casemiro u paraqit në 160 ndeshje për Unitedin dhe i shënoi 26 gola e dhuroi 14 asistime. Ai e fitoi Kupën EFL dhe Kupën FA.

Lexo përditësimet tjera
cc

Inter Miami prezanton Casemiron

Skuadra ku luan superylli argjentinas, Lionel Messi, Inter Miami, e ka zyrtarizuar të mërkurën transferimin e...