Etnik Brruti është futbollist i ri i Hajdukut të Splitit.
22-vjeçari u zyrtarizua të premten dhe kaloi te skuadra e madhe kroate nga Malisheva si futbollist i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrruti ka nënshkruar kontratë me Hajdukun deri në vitin 2029.
Ai e nisi karrierën te Prishtina, ndërsa si senior ka luajtur te Besa e Pejës dhe Malisheva.
Në edicionin e kaluar i luajti 35 ndeshje, në të cilat i shënoi nëntë gola dhe dhuroi pesë asistime.
“Jam i lumtur dhe krenar që do të luajë për këtë klub me histori të pasur. Mezi pres ta nis rrugëtimin këtu, t’i takojë shokët e skuadrës, tifozët dhe njerëzit e tjerë në klub. I kam parë ndeshjet e Hajdukut dhe e di se këtu ka shumë kualitet. Dua të kontribuoj për ekipin në të ardhmen. Jam i vetëdijshëm se shumë lojtarë nga Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur për Hajdukun në të kaluarën. Kam folur me disa prej tyre, më kanë thënë më të mirën për këtë skuadër, ambientin dhe tifozët. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Hajdukut”, ka thënë Brruti pas nënshkrimit të kontratës.
Me transferimin e Brrutit është shprehur i lumtur edhe drejtori sportiv i skuadrës, Robert Graf.
“Jemi të lumtur që e presim Etnik Brrutin dhe shikojmë para për zhvillimin e tij në sezonet e ardhshme. Etniku është konsideruar si njëri prej lojtarëve më të mirë të ri në ligë, me shumë potencial dhe me shumë hapësirë për përmirësim. Ai është ardhje e rëndësishme për klubin, që synon ta shtojë konkurrencën në pozitën e mesfushorit ofensiv. Besojmë se kualiteti i tij, mentaliteti dhe ambicia, do të përshtatet me skuadrën tonë. I urojmë fat me ngjyrat e klubit tonë”, deklaroi Graf.
Brruti më parë ka përfaqësuar grupmoshat e reja të Kosovës, ndërsa për U21 të Kosovës i luajti tetë ndeshje. Ishte edhe kapiten i Kosovës U21, por më pas vendosi që ta përfaqësojë Shqipërinë. Me U21 të Shqipërisë, Brruti i ka realizuar dy gola në tetë ndeshje.
Ai ishte ftuar nga selektori brazilian Sylvinho te Shqipëria A.