Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea siguron Rogersin për 117 milionë funte

Morgan Rogers

Chelsea ka arritur marrëveshje për transferimin e Morgan Rogersit nga Aston Villa, shkruan të shtunën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. 

Klubi londinez do të paguajë rreth 117 milionë funte për mesfushorin me tipare sulmuese.  

Rogers do të nënshkruaj kontratë gjashtëvjeçare me Chelsean. 

Rogers shihet si një përforcim i rëndësishëm për projektin afatgjatë të Chelseat.

23-vjeçari të hënën do t’i kryej testet mjekësore. 

Anglezi do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit londinez. 

Edhe Chelsea prezanton transferin më të shtrenjtë në Premier League Futboll 2 o. më parë Chelsea prezanton transferin më të shtrenjtë në Premier League

Ai pjesë e Villas është nga viti 2024 kur ishte transferuar nga Middlesbroughi për 9.4 milionë euro. 

Rogers me Villan ka zhvilluar 125 ndeshje, derisa ka kontribuar me 31 gola dhe 29 asistime.