Barcelona e ka vazhduar kontratën me talentin e skuadrës, qendërmbrojtësin 18-vjeçar, Pau Cubarsi.
Cubarsi të enjten ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029, ka njoftuar klubi nga Katalunja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara Cubarsit, kontratat i vazhduan edhe Gavi dhe Pedri, deri në vitin 2030.
Cubarsi është produkt i akademisë La Masia, ndërsa debutoi me ekipin e seniorëve në janar të vitit të kaluar, pak para se t’i mbushte 17 vjeç.
Ai deri tani ka zhvilluar 60 paraqitje me Barcelonën.
Në verën e vitit të kaluar, Cubarsi e fitoi medaljen e artë olimpike në Paris dhe ka pesë paraqitje me Spanjën A.