Futboll

Daku nuk do të largohet nga Rubin Kazani

Mirlind Daku

Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, nuk do të largohet nga Rubin Kazani. Ai do të mbetet pjesë e Rubinit të paktën deri në fund të edicionit 2025/2026.

“Mirlindi do të mbetet te Rubini”, ka thënë babai i Mirlindit, Fehmi Daku për mediumin rus “Sport 24” të hënën. Ka pasur raportime të shumta në Rusi se Daku mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga Rubin Kazani. Sipas raportimeve në Rusi, interesim për Dakun më herët kishte shprehur edhe Fiorentina.

Daku 27-vjeçar, këtë edicion ka luajtur deri më tani 22 ndeshje për Rubinin këtë edicion. Ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me një asistim. Vlera e sulmuesit të Shqipërisë në tregun e transferimeve është 10 milionë euro.