Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Andorrë, që zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja ndaj Andorrës, e cila fillon në ora 20:00, është miqësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër tribunat veriore e jugore, çmimi i biletës është 10 euro. Për tribunën në lindje bileta kushton 20 euro, ndërsa për perëndim 30 euro. Biletat VIP kushtojnë 100 euro.
“Dardanët” do të luajnë miqësore edhe më 31 maj në Pragë ndaj Çekisë.
Kosova më 31 mars e humbi rastin që të kualifikohej në Kupën e Botës 2026 pasi u mposht në finale të plejofit nga Turqia me rezultatin 1:0.
Selektori i Kosovës, Franco Foda, të hënën e publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore.