Dhjetëra mijëra tifozë të Arsenalit lanë mënjanë dhimbjen për humbjen në finalen evropiane, ndërsa klubi londinez festoi të dielën titullin e parë të Premier Leagues që nga viti 2004. Arsenali festoi me një paradë në Londër.
Tifozët e Arsenalit mbushën rrugët në veri të Londrës për të parë heronjtë e tyre duke shfaqur trofeun e Premier Leagues. Lojtarët kanë parakaluar përmes një autobusi të hapur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë veshur me ngjyra të klubit, tifozët kanë kënduar, kanë brohoritur, kanë valëvitur flamuj dhe kanë ndezur fishekzjarrë ndërsa festuan titullin e Anglisë.
Disa u ngjitën në pemë, çati dhe semaforë me shpresë për të parë skuadrën e Mikel Artetas.

Festimet ishin në kontrast me skenat e dhunës në Francë gjatë natës mes të shtunës e të dielës. Festa në Paris u njollos nga trazirat.
Arsenali u konfirmua kampion i Anglisë më 19 maj, kur Manchester City barazoi me Bournemouthin. Por skuadra ka pritur që të përfundojë finalja e Championsit për të mbajtur paradën tradicionale festive. Është shpresuar të festohet me dy trofe, por kjo nuk ndodhi. Finalen e Championsit, Arsenali e humbi nga PSG-ja pas gjuajtjes së penalltive.