Futboll

Dukagjini thellon krizën e Llapit

Dukagjini

Dukagjini e ka mposhtur Llapin në kuadër të xhiros së gjashtë dhe e ka thelluar krizën te skuadra llapjane. 

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi, fitoi të enjten gjatë ditës në stadiumin “18 Qershori” në Klinë me rezultatin 3:1 dhe ka dalë në vend të parë përkohësisht me 13 pikë. Llapi ndërkohë mbetet në vendin e fundit me tre pikë pas gjashtë xhirosh dhe është ende në kërkim të fitores. 
Dukagjini ka katër fitore, një humbje e një barazim, derisa Llapi ka tri humbje e po aq barazime në fillim të kampanjës. 

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Axel Gnapit, në minutën e tetë. 

Por ishte Dienit Isufi ai i cili fillimisht i barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 
Në pjesën e dytë për 2:1 realizoi sulmuesi Altin Merlaku. Merlaku golin e epërsisë e shënoi në minutën e 61-të. 

Golin e fundit në ndeshje e realizoi Iljasa Zulfiu, në minutën e 77-të. 

Pas Ballkanit në vendin e dytë me një pikë më pak, përkatësisht 12 pikë, është Ballkani. Drenica e treta ka 11 pikë, ndërsa Prishtina e katërta, me një ndeshje më pak të luajtur, ka 10 pikë. Prishtina ballafaqohet me Prishtinën e re, në ndeshjen që nis në orën 20:15 në “Fadil Vokrri”.

Lexo përditësimet tjera
Ballkani

Ballkani e mposht kampionen në Suharekë