Drenica ishte në epërsi 2:1 pas pjesës së parë. Më pas realizoi edhe një tjetër gol për 3:1 në pjesën e dytë dhe po shkonte drejt pikëve të plota.
Por Malisheva nuk u dorëzua. Luftoi shumë dhe në fund fitoi 4:3.
Malisheva i fitoi pikët e plota pas autogolit të Christian Da Silvas në minutën e dytë të kohës shtesë.
Ndeshja dramatike i takoi xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll, që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Ronaldo Chacon shënoi fillimisht për 1:0 në minutën e katërt, ndërsa në minutën e 13-të, Kreshnik Uka realizoi për 2:0.
Malisheva u kthye në lojë me golin e Altin Aliut, në fundin e pjesës së parë.
Uka me një tjetër gol në minutën e 58-të e ngriti epërsinë e “kuqezinjve” në 3:1.
Por, malishevasit e udhëhequr nga Qatip Osmani, realizuan dy gola të shpejtë për 3:3.
Fillimisht Etnik Brruti realizoi për 3:2 në minutën e 72-të, ndërsa tre minuta më pas, Besnik Ferati shënoi për 3:3. Laurent Xhylani nga krahu i majtë në minutën e 92-të harkoi në zonë, ndërsa qendërmbrojtësi Da Silva në tentim për ta larguar topin me kokë, e dërgoi gabimisht në portën e vet për 4:3.
Për Drenicën e drejtuar nga trajneri Bylbyl Sokoli është humbja e parë pas dy fitoreve e një barazimi, ndërsa Malisheva e regjistroi fitoren e dytë rresht.
Drenica ka 11 pikë në shtatë ndeshje dhe zë vendin e katërt, ndërsa Malisheva në pozitën e pestë ka dhjetë pikë.
Drenica me epërsi solide ndaj Malishevës
Drenica ka krijuar epërsi prej dy golave ndaj Malishevës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.
“Kuqezinjtë” golin për 3:1 e realizuan në minutën e 58-të. Kreshnik Uka realizoi me asistim të Igball Jasharit.
Drenica po e mposht Malishevën
2:1 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Drenicës dhe Malishevës.
Drenica po fiton pas pjesës së parë.
Ronaldo Chacon e kaloi në epërsi Drenicën në minutën e katërt.
Kreshnik Uka i dyfishoi shifrat në minutën e 13-të.
Altin Aliu e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 45-të.
Dy gola të shpejtë nga Drenica ndaj Malishevës
Drenica është duke udhëhequr 2:0 ndaj Malishevës, në ndeshjen që i takon javës së shtatë të Superligës së Kosovës.
Ronaldo Chacon shënoi për 1:0 në minutën e katërt kurse nëntë minuta më pas, Kreshnik Uka, i dyfishoi shifrat.