Futboll

Federata serbe: Hoqëm flamurin shqiptar për të evituar incidentet, do ta rikthejmë

shqiperia

Gjatë seancës stërvitore të kombëtares shqiptare në Serbi të premten, vëmendjen e mori mungesa e flamurit kuqezi në stadium, gjë që nxiti reagime.

Federata e Futbollit të Serbisë në një përgjigje për TopChannel ka sqaruar se flamuri shqiptar është hequr përkohësisht me qëllim që të shmangen ndonjë incident i mundshëm nga persona dashakeqë.

Në reagimin e saj, Federata Serbe ka theksuar se flamuri kuqezi do të vendoset sërish në stadium ditën e ndeshjes dhe do të qëndrojë gjatë gjithë takimit zyrtar mes dy përfaqësueseve.

Shqipëria do ta luajë nesër nga ora 20:45 ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Serbisë në Leskovc.