Hoffenheimi ka shënuar fitore të dielën në udhëtim kundër St. Paulit në Bundesligë.
Në fitoren e Hoffenheimit 3:0, nga minuta e parë u paraqitën tre futbollistët e Kosovës, mbrojtësi Albian Hajdari, mesfushori Leon Avdullahu dhe sulmuesi Fisnik Asllani.
Ndeshja St. Pauli – Hoffenheim i takoi xhiros së shtatë të Bundesligës gjermane.
Asllani nga fusha u largua në minutën e 70-të, kurse Hajdari në minutën e 86-të. Avdullahu kompletoi ndeshjen në mesfushë.
Për Hoffenheimin ishte fitore e parë pas dy humbjeve e një barazimi në tri ndeshjet e fundit.
Hoffenheimi ka fituar dhjetë pikë nga shtatë ndeshje.