Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, viktima kthehet në shtëpi, i dyshuari lirohet

Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës që thuhet se ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Pejë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raportit 24-orësh të Policisë për rastin është arrestuar një i dyshuar i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë që viktima thuhet se është kthyer në shtëpi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak te dyshimit se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit viktima është kthyer në shtëpi, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.