Kosova e Bullgaria përballen të shtunën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja i takon Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027 për futbolliste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër ditë më parë futbollistet e Kosovës fituan 3:1 ndaj Bullgarisë në Sofje.
Të shtunën kërkojnë tjetër fitore për përforcim në pozitën e parë. Kosova i ka fituar gjashtë prej shtatë ndeshjeve të deritashme ndaj Bullgarisë.
Dhe fitoren e radhës e synon të shtunën.
Kosova është e para në grup me nëntë pikë nga tri ndeshje. Kroacia i ka gjashtë pikë, Bullgaria tri dhe Gjibraltari është ende pa pikë.
Me fitore të re ndaj bullgareve, Kosova do të bënte hap të madh drejt vendit të parë në grup.
Vendi i parë siguron plejofin për kualifikim në Botëror dhe në të njëjtën kohë kalimin në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Te futbollistet, kualifikimet organizohen në nivel ligash, njëjtë si Liga e Kombeve.