Më 7 mars Kosova shënoi fitore të madhe 1:0 kundër Kroacisë në udhëtim, katër ditë pasi e kishte mposhtur thellë 6:0 Gjibraltarin në Prishtinë.
Në prill e mposhti dy herë edhe Bullgarinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitoren e radhës, të pestën, futbollistet e Kosovës e synojnë të premten për të siguruar kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve për edicionin e ardhshëm.
Kosova e Kroacia përballen të premten nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja i takon Grupit C2 të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027 për futbolliste.
“Ne kemi arritur rezultat pozitiv në Kroaci, por unë, stafi dhe vajzat jemi të vetëdijshëm që nesër na pret një lojë e re, sfidë e re. Kemi marrë të gjitha masat e duhura të vazhdojmë me këto rezultate që kemi pasur deri tash dhe të realizojmë objektiva për të kaluar fillimisht në Ligën B dhe më pas të shohim edhe mundësinë për plejof në Botërorin që mbahet në Brazil”, ka thënë Sermaxhaj.
Kosova i prin Grupit C2 me 12 pikë. Pasojnë Kroacia me nëntë pikë, Bullgaria me tri pikë dhe Gjibraltari pa pikë.
Prej Ligës C kualifikimi direkt në Botëror nuk është i mundur. Por vendi i parë në grup siguron plejofin kualifikues për Botëror, e po ashtu avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme.
Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj ka bërë thirrje për përkrahje.
“Ne i bëjmë ftesë, jo vetëm ‘Dardanëve’, por edhe gjithë adhuruesve të futbollit që të vijnë dhe t’i mbështesin vajzat tona, pasi kanë nevojë për përkrahje”, ka theksuar Sermaxhaj.
Përkrahje kërkojnë edhe futbollistet “dardane”.
“Ndeshja e parë ka shkuar shumë mirë, kemi fituar dhe besoj se të gjitha vajzat janë shumë mirë, energjia në ekip është shumë e mirë. Me instruksionet e trajnerit dhe taktikat, besoj se jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për të marrë nesër rezultat pozitiv”, është shprehur Misni.
Misini e mbylli me dy trofe edicionin e Superligës së Zvicrës. Me Servetten fitoi titullin dhe Kupën.
Suksesshëm në Superligën e Turqisë me Trabzonsporin u paraqit edhe Donjeta Halilaj.
“E dimë rëndësinë e ndeshjes, sepse kemi punuar fort të arrijmë deri në këtë pikë. Kjo është ndeshja kryesore e grupit. Pasi ta mbyllim këtë ndeshje do të kualifikohemi”, thotë Halilaj.
Katër ditë pas ndeshjes me Kroacinë, futbollistet e Kosovës udhëtojnë për në Gjibraltar.