Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Garë dramatike për inkuadrim në Superligën e Kosovës

Vushtrria

Plot gjashtë ekipe të Ligës së Parë, përkatësisht kategorisë së dytë të futbollit kosovar, do ta kërkojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës.

Gara e fortë do të vendoset të shtunën, në xhiron e fundit të kampionatit.

Dy skuadrat e para inkuadrohen direkt në Superligë, ndërsa skuadra e vendit të tretë dhe ajo e vendit të katërt e luajnë barazhin e Ligës së Parë. Fituesi i këtij barazhi më pas luan me skuadën e vendit të tetë të Superligës.

Gjithçka është ende e hapur.

Vushtrria është e para me 72 pikë. Feronikeli 74 dhe Dinamo e Ferizajt janë në vendin e dytë e të tretë me nga 71 pikë. Vëllaznimi i katërti i ka 70 pikë, ndërsa Liria e pesta i ka 68 pikë. Trepça ’89 e gjashta i ka 67 pikë.

Kryendeshja e kësaj fundjave luhet në terrenin me bar sintetik në Gjakovë, ndërmjet Vëllaznimit dhe Vushtrrisë.

Edhe Më 27 korrik tërhiqet shorti për Superligën e Kosovës Futboll 5 d. më parë Më 27 korrik tërhiqet shorti për Superligën e Kosovës

Feronikeli 74 luan në udhëtim te Ramiz Sadiku, Dinamo në shtëpi përballet me Lirinë, në një tjeter ndeshje shumë të rëndësishme.

Ndërkohë, Trepça ’89 përballet me Rilindjen 1974.