Përzgjedhësi i Gjermanisë në futboll, Julian Nagelsmann, ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e para kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Më 4 shtator, Gjermania përballet me Sllovakinë, kurse më 7 shtator ndaj Irlandës së Veriut.
Leroy Sane, ka mbetur jashtë listës për dy ndeshjet e shtatorit. Ai u largua nga Bayerni dhe gjatë verës u transferua te Galatasaray.
Nagelsmann për herë të parë ka ftuar portierin Finn Dahmen, Nnamdi Collins dhe Paul Nebel.
Alexandar Pavloviq dhe Tom Bischof, nuk janë rikthyer ende pas operimeve. Jashtë skuadrës është po ashtu Deniz Undav.