Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjilani fiton me shumë vështirësi ndaj Prishtinës së Re

Gjilani

Gjilani ka fituar me shumë vështirësi ndaj Prishtinës së Re të shtunën në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshjen e zhvilluar në terrenin sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Gjilani e fitoi me rikthim të rezultatit 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cheick Doukoure e kaloi Prishtinën e Re në epërsi 1:0 në minutën e tretë.

Rikthimi i Gjilanit nisi me golin e bukur të Robert Rrahmanit në minutën e 39-të. Pas penalltisë së fituar ku vendësit mbetën me një lojtar më pak në fushë, Senad Jaroviq më pas shënoi për 2:1, katër minuta para fundit. Golin e 13-të të sezonit, Jaroviq e shënoi nga penalltia.

Gjilani tani i ka 42 pikë në vendin e tretë. Prishtina e Re e fundit mbetet me 24 pikë.

Lexo përditësimet tjera
kryeziu

Fitojnë Ballkani, Llapi e Gjilani

Ballkani 2:1 Dukagjini(Almir Kryeziu 52’, Bleart Tolaj 90+5’ - Albion Pllana 75’)Llapi 1:0 Ferizaj(Muhamet Hyseni 43’) ...