Goli i shënuar nga Enis Bardhi nuk i ka mjaftuar skuadrës së Konyasporit.
Konyaspori u mposht në shtëpi 2:1 nga Alanyaspori në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Turqisë.
Bardhi në minutën e 51-të i barazoi shifrat për vendësit. Por Alanyaspori shënoi në minutën e 79-të për ta siguruar fitoren.
30-vjeçari Bardhi e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
Ndeshjen tek Alanyaspori e kompletoi Fidan Aliti kurse Florent Hadërgjonaj mungoi për shkak të lëndimit.
Për reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, Bardhin, ky ishte goli i dytë këtë edicion.