Albian Hajdari ka shënuar një gol, por Zvicra U21 humbi ndeshjen 3:1 nga Rumania U21 të martën mbrëma. Pas humbjes ndaj Rumanisë, Zvicra mbetet jashtë Evropianit 2025.
Zvicra krijoi disa raste shënimi në fillim të ndeshjes. Por rumunët kaluan në epërsi në minutën e 16-të. Në minutën e 28-të, Zvicra mbeti me një lojtar më pak në fushë.
Rumunët shënuan më pas edhe golin e dytë për 2:0 në minutën e 35-të, kurse në minutën e 65-të, Albian Hajdari ngushtoi epërsinë në 2:1. Ai shënoi me kokë, megjithatë gëzimi ishte i shkurtër. Tre minuta më vonë, rumunët shënuan edhe golin e tretë për rezultatin final, 3:1.
Hajdari dhe Leon Avdullahu kompletuan takimin, kurse Valmir Matoshi në minutën e 61-të u zëvendësua.
Zvicra përfundoi e treta me 18 pikë. Grupin E e fitoi Rumania me 22 pikë, kurse Finlanda e mbylli në vendin e dytë me 20 pikë.