Futboll

Goli i tetë i Dakut në Rusi

Mirlind Daku

Mirlind Daku e ka regjistruar golin e tetë këtë edicion në Premier Leaguen e Rusisë.

Daku shënoi gol të bukur në barazimin e Rubin Kazanit. 

Rubini barazoi 2:2 si mysafir ndaj Akron Togliattit në ndeshjen që i takoi javës së nëntë. 

Qendërsulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Daku, në minutën e 54-t e ngushtoi rezultatin në 2:1. Ai shënoi nga distanca. 

27-vjeçari Daku e kompletoi ndeshjen. Ndërsa Veldin Hoxha, u paraqit deri në minutën e 53-të dhe u zëvendësua me Dardan Shabanhaxhajn. 

Daku ka edhe një gol të shënuar në Kupën e Rusisë. Krahas golave ka kontribuar edhe me një asistim. 
Rubini ka 15 pikë dhe renditet në pozitën e pestë.