Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Griezmann në bisedime me Orlando Cityn

Antoine Griezmann

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, është në bisedime me klubin amerikan, Orlando City.

“The Athletic” ka shkruar të martën se Griezmann është në negociata për t’iu bashkuar Orlando Cityt gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Griezmann luan për skuadrën spanjolle, Atletico Madrid. Kontrata me Atleticon i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Edicioni i ri në MLS ka filluar të shtunën dhe afati kalimtar i transferimeve është i hapur deri në fund të muajit mars. Por megjithatë Atletico nuk dëshiron që ta lirojë më herët ish-reprezentuesin e Francës.

Griezmann është figurë shumë e rëndësishme për Atleticon. Ai tashmë konsiderohet legjendë e klubit.

Edhe dëshira e Griezmannit është të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni tek Atletico. 34-vjeçari Griezmann ka shprehur shumë herë dëshirën e tij që karrierën ta përfundojë në MLS.

Ai këtë edicion në 35 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 12 gola dhe ka bërë dy asistime.