Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hull City kthehet në Premier League pas një kohe të gjatë

Oliver McBurnie

Hull City është kthyer në Premier League pas nëntë vjetësh mungesë.

Hull City të shtunën në finale të plejofit të “Championshipit” e mposhti skuadrën Middlesbrough në “Wembley” me rezultatin 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi skocez, Oliver McBurnie, e realizoi golin e fitores për Hull Cityn në minutën e 95-të.

Që prej edicionit 2016/17, Hull City ka munguar në elitën angleze.

Ishte e paraparë që Southamptoni të luante në finale të plejofit me Hull Cityn.

Por Southamptoni u përjashtua nga plejofi për kualifikim në Premier League, për shkak të spiunazhit.

Southamptoni në gjysmëfinale të plejofit e mposhti pikërisht Middlesbroughun, skuadrën që më pas e zëvendësoi në finale.

Dy skuadrat tjera që janë promovuar në Premier League janë Coventry City dhe Ipswich Town.