Vushtrria është kthyer në elitën e futbollit të Kosovës direkt, pas fitores së madhe ndaj rivalit direkt për Superligë, Vëllaznimit.
Me rikthim të rezultatit të shtunën në stadiumin me terren sintetik në Gjakovë, Vushtrria fitoi 3:1 ndaj Vëllaznimit. Skuadra gjakovare me këtë disfatë, e humb mundësinë edhe për ta kërkuar Superligën nëpërmjet barazhit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVushtrria e fitoi kampionatin me 75 pikë, dhe e la prapa Feronikelin 74 me 74 pikë.
Vëllaznimi edhe në edicionin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë të futbollit kosovar, pasi e përfundoi kampionatin me 70 pikë, një më pak se Liria e treta dhe Dinamo e pozitës së katërt. Liria e mposhti Dinamon 5:1. Vendi i tretë e i katërt e luajnë barazhin e Ligës së Parë, e më pas luhet ndeshja e barazhit për inkuadrim në Superligë, me skuadrën e vendit të tetë që përfundon në Superligë. Liria përfundoi mbi Dinamon pasi i ka dy fitore në ndeshjet e ndërsjella.
Vëllaznimi kaloi në epërsi me golin e Dardan Jasharit në minutën e 13-të.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Armend Dallku i barazoi shifrat në minutën e 51-të.
Urim Statovci e devijoi topin drejt portës, kurse atë nuk e largoi si duhet nga vija e portës Ardi Shala, dhe topi përfundoi në rrjetë për 1:1.
Për 2:1 nga penalltia në të mirë të Vushtrrisë shënoi Urim Statovci, në minutën e 77-të.
Gjyqtari Genc Nuza dha penallti pas rishikimit të situatës në VAR dhe pa prekje me dorë. I pagabueshëm ishte Statovci.
Për 3:1 shënoi edhe zëvendësuesi Erjon Krasniqi, në minutën e 81-të. Krasniqi e zëvendësoi Statovcin dhe e vendosi fitoren.
Vushtrria e mbylli ndeshjen me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të futbollistit Lis Demiri, në minutën e katërt të kohës shtesë.
Vushtrria ra nga Superliga në edicionin 2020/21.
Më pas dështoi të kthehej në elitë nëpërmjet barazhit, pasi humbi nga Malisheva në edicionin 2021/22.
Në barazh për inkuadrim në Superligë, Vushtrria humbi edhe nga Llapi në edicionin 2024/25.