Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Në prag të ndeshjes me Kosovën, lëndohet Sheshko

Benjamin Sheshko

Kosova ka marrë lajme të mira pak para ndeshjeve vendimtare për kualifikimet në Botërorin 2026.

Sulmuesi kryesor i Sllovenisë, Benjamin Sheshko, ka pësuar lëndim në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit që përfundoi baras 2:2 dhe me gjasë pritet të mungojë në ndeshjen e së shtunës së ardhshme. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sheshko u inkuadrua si zëvendësues, por pesë minuta para fundit u desh të largohej shkaku i lëndimit.

Kosova do të luajë me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë. Me barazim, Dardanët do ta blindonin pozitën e dytë dhe siguron plejofin për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Tre ditë më vonë, Kosova e pret Zvicrën në Prishtinë.

Zvicra është e para në grup me 10 pikë, shtatë i ka Kosova, tri Sllovenia dhe një Suedia.