Granit Lekaj u përshëndet me tifozët e Winterthurit të cilët kishin përgatitur një koreografi të bukur në nderim të tij në fund të muajit maj.
“Blick” ka raportuar të shtunën se Lekaj 35-vjeçar, karrierën do ta vazhdojë te Juventusi i kategorisë së katërt në futbollin helvetik.
Kapiteni i Winterthurit për kohë të gjatë mbeti pa kontratë, ndërsa me të te skuadra e Juventusit zviceran, do të bashkohet edhe Samir Ramizi.
Ramizi ka 241 paraqitje në kategorinë e dytë “Challenge League”, dhe 105 ndeshje në Superligën e Zvicrës.
Te Juventusi i Zvicrës do të transferohet edhe Mërgim Brahimi, që e ka një paraqitje me Shqipërinë. Brahimi kishte kontratë me Wilin, por do të largohet.
Kjo skuadër do ta transferojë edhe futbollistin Arlind Dakaj nga të rinjtë e Zurichut.
YF Juventusi për pak sa nuk u promovua në një kategori më lart në sezonin e kaluar.
U mposht nga ekipi U21 i Lausannes në plejof.