Mund të duket e çuditshme të sugjerohet që një klub anglez që arrin në finalen e Ligës së Kampionëve ishte në rrezik të mbetej në hije. Por thuajse ky ishte rast me Arsenalin këtë edicion.
Kaq i madh ishte presioni mbi ekipin e Mikel Artetas për t’i dhënë fund pritjes prej 22 vjetësh për titull në Premier League, saqë seria e jashtëzakonshme pa humbje që e dërgoi në finalen e Championsit në Budapest nuk mori lavdin që e meriton.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoli i Bukayo Sakas në pjesën e parë siguroi fitoren 1:0 të “topçinjve” ndaj Atletico Madridit të martën mbrëma në “Emirates”, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Championsit. Dhe me rezultatin e përgjithshëm 2:1, Arsenali avancoi në finale.
Ndonëse gjysmëfinalja e dytë nuk kishte ndonjë shkëlqim të veçantë, disa prej paraqitjeve më të mira të Arsenalit këtë edicion ishin në Evropë.
Arsenali është ekipi i vetëm i pamposhtu në Ligën e Kampionëve. Madje ka mposhtur skuadra si Bayerni, Interi dhe Sportingu rrugës për në finale.
Ka pasur dëshirë të madhe për të fituar ligën angleze, ndërsa skuadra tani është në pozitë të mirë për këtë, pas barazimit të Manchester Cityt me Evertonin të hënën.
Ndeshjet në Evropë ishin kryesisht të qeta për skuadrën londineze. Rrallë ekipi ishte në rrezik të humbjes e të eliminimit.
“Mendoj se nuk mund të nënvlerësosh atë që kemi bërë në këtë garë, deri në këtë pikë”, ka thënë mesfushori Declan Rice për “Amazon Prime”.
“Kemi të drejtë të festojmë momentin. Është gara më prestigjioze e futbollit. Ne thjeshtë po përpiqemi ta fitojmë atë. E dinim se sa e vlefshme ishte ndeshja. Nëse nuk motivohesh për këtë, nuk motivohesh për asgjë tjetër”, ka shtuar Rice, që u shpall më i miri i ndeshjes.
Tifozët e Arsenalit e pritën ekipin me flakë dhe brohoritje. Ishte hera e parë që kjo ndodhte në stadium, ndërsa i parapriu asaj që Arteta e përshkroi si “natë e pabesueshme”.
“Ne bëmë histori përsëri së bashku”, tha trajneri. “Nuk mund të jem më i lumtur, më krenar për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë klub. Mënyra se si na pritën jashtë stadiumit ishte e veçantë dhe unike. Atmosfera, mbështetja ndaj nesh, ka krijuar energjinë. Mënyra se si tifozët ishin gjatë çdo aksioni me ne. Nuk e kam ndier këtë në stadium më parë. E dinim sa shumë do të thoshte për të gjithë. Djemtë bënë një punë të jashtëzakonshme dhe pas 20 vjetësh dhe vetëm për herë të dytë në histori, jemi në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka shtuar Mikel Arteta.
Në javët e fundit Arsenali gjeti mënyrë për të fituar, derisa presioni po rritet. Pas fitores 3:0 kundër Fulhamit në fundjavë, “topçinjtë” duken të ringjallur.
Në Champions, Arsenali ka pësuar vetëm gjashtë gola. Arteta është krenar për këtë. Ai ka vlerësuar Atleticon, për mënyrën se si garon. Arsenali është në seri prej 14 ndeshjeve pa humbje në Champions dhe ka thyer rekordin e klubit për këtë. Në nëntë prej këtyre ndeshjeve nuk ka pësuar gol.
Ndonëse më herët në Premier League lëshoi epërsi të madhe pikësh, momenti duket sërish i Arsenalit.
Rice ka përmendur vuajtjet që solli vendi i dytë për tri vjet rresht.
“Trajneri mori kontrollin e plotë. Ne kemi vazhduar të krijojmë, kemi vazhduar të shtyjmë njëri-tjetrin. Ne kemi dhënë maksimumin. Dhe jemi në pozitë të mirë, një muaj para fundit. Tani e diela është ditë e jashtëzakonshme”, ka theksuar Declan Rice.
Arteta është përpjekur ta transformojë stadiumin “Emirates” në ambient armiqësor për kundërshtarët, ndërsa synon të sjellë trofe në Londrën veriore. Me shumë tifozë që thonë se ishte atmosfera më e mirë e përjetuar në stadium, ajo që mungon janë trofetë.