Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKane kalon Bayernin në epërsi ndaj PSG-së
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka kaluar Bayernin në epërsi 1:0 kundër PSG-së.
Kane e shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Luis Diaz në minutë ne 17-të.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve po luhet në “Parkun e Princave” në Paris.
Dembele udhëheq sulmin e PSG-së, Kane të Bayernit
Paris Saint-Germani dhe Bayerni kanë publikuar emrat e lojtarëve titullarë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Fituesi i Topit të Artë, Ousmane Dembele, do ta udhëheq sulmin e Paris Saint-Germainit, kurse Harry Kane të Bayernit.
Dueli ndërmjet PSG-së dhe Bayernit luhet në “Parkun e Princave” në Paris dhe nis nga ora 21:00.
