Një reagim i dobët i mbrojtësit Ronaldo Webster, në zonën e 16-të metërshit, i ka kushtuar me humbje kampiones së Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndijës së Tetovës. Webster në tentim për ta larguar topin goditi këmbën e lojtarit kundërshtar, pas së cilës, pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari akordoi penallti për Qarabagun. Penalltinë e fituar në gol e shndërroi Toral Bayramov. Goli i realizuar nga Bayramov në minutën e 18-të ia siguroi fitoren 1:0 kampionit të Azerbajxhanit, Qarabag.
Ndeshja Shkëndija – Qarabag u zhvillua të martën mbrëma në Shkup. Ishte ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Pas golit të pësuar, Shkëndija provoi ta barazonte shpejt rezultatin. I pari që rrezikoi portën e ekipit nga Azerbajxhani ishte kapiteni Besart Ibraimi. Por gjuajtja e Ibraimit në minutën e 20-të u prit nga portieri i ekipit nga Azerbajxhani.
Shkëndija e përkrahur nga rreth 18 mijë shikues nga tribunat krijoi rast shënimi edhe në minutën e 26-të. Gjuajtja e Endrit Krasniqit u bllokua nga një mbrojtës i Qarabagut.
Shkëndija kishte raste të tjera për ta barazuar rezultatin, por lehtësisht mund të pranonte edhe golin e dytë. Qarabagu pati disa mundësi të mira, por pa arritur t’i konkretizojë.
Shkëndija e nisi furishëm pjesën e dytë të ndeshjes kundër Qarabagut. Futbollistët e klubit tetovar krijuan edhe disa raste të tjera për golin e barazimit. Më aktivi në fushë ishte kapiteni Besart Ibraimi.
Në minutën e 68-të, Fabrice Tamba pati rast të mirë po ashtu. Por gjuajtja e tij u prit nga portieri. Një minutë më vonë gjuajti edhe Kamer Qaka nga distanca. Edhe gjuajta e Qakës nuk ishte në cakun e duhur dhe kështu tetovarët kërkojnë kalimin tutje në ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në Baku.
Trajneri i Qarabagut, Kurban Kurbanov, tha pas ndeshjes se Shkëndija e meritonte të ishte në këtë fazë të kualifikimeve.
“Dua t’i përgëzoj lojtarët e mi që luftuan deri në fund. Në ndeshje të tilla, shpirti luftarak është gjëja më e rëndësishme. Bëmë shumë gabime, por në fund, fitorja është ajo që ka rëndësi. Nga ana ime, nuk kam gjë tjetër veçse lëvdata për Shkëndijën, ata me meritë arritën në këtë fazë në Ligën e Kampionëve, dhe sot treguan se janë një ekip shumë i mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm në Baku, sepse Shkëndija mund të jetë e rrezikshme edhe në ndeshjen e dytë”, tha Kurbanov.
Me paraqitjen në raundin e tretë kualifikues të Championsit, Shkëndija e Tetovës të sigurt e ka fazën e ligës në Ligën e Konferencës. Por synimi i pesë herë kampiones së Maqedonisë së Veriut, është kalimi tutje.
Nëse e eliminon Qarabagun, skuadra tetovare në plejofin e Ligës së Kampionëve do të përballet me Ludogoretsin e Bullgarisë apo me Ferencvaroshin e Hungarisë.
Megjithatë, pas disfatës në Shkup gjërat janë vështirësuar për tetovarët.
Beqiri: Humbëm, por nuk u turpëruam
Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Jeton Beqiri, ka pranuar humbjen nga Qarabagu i Azerbajxhanit.
Por ai ka thënë se nuk janë turpëruar nga kampioni i Azerbajxhanit.
“Humbëm, por nuk u turpëruam. Kemi humbur vetëm me 1:0, në Baku do të kërkojmë rezultat pozitiv”, ka thënë Beqiri.
Kurbanov vlerëson Shkëndijën, pret ndeshje të vështirë edhe në Baku
Shkëndija e Tetovës e ka humbur 1:0 nga Qarabagu ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve të martën në Shkup. Por trajneri i Qarabagut të Azerbajxhanit, Kurban Kurbanov, ka thënë se Shkëndija e Tetovës meriton lëvdata.
Ai ka thënë se Shkëndija ka treguar se është një ekip shumë i mirë.
“Dua t’i përgëzoj lojtarët e mi që luftuan deri në fund. Në ndeshje të tilla, shpirti luftarak është gjëja më e rëndësishme. Bëmë shumë gabime, por në fund, fitorja është ajo që ka rëndësi. Nga ana ime, nuk kam gjë tjetër veçse lëvdata për Shkëndijën, ata me meritë arritën në këtë fazë në Ligën e Kampionëve, dhe sot treguan se janë një ekip shumë i mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm në Baku, sepse Shkëndija mund të jetë e rrezikshme edhe në ndeshjen e dytë”, ka thënë Kurbanov.
65 minuta lojë, Shkëndija në kërkim të golit të barazimit
Kanë kaluar 65 minuta lojë nga ndeshja që po luhet në Shkup ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Qarabagut të Azerbajxhanit.
Ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve është duke e fituar 1:0 skuadra mysafire.
Shkëndija është në kërkim të golit të barazimit. Përkrahja nga tribunat, përkatësisht “Ballistët” nuk po i mungon. I mungon vetëm goli i barazimit.
Shkëndija nis furishëm pjesën e dytë
Shkëndija e Tetovës e ka nisur furishëm pjesën e dytë të ndeshjes kundër Qarabagut të Azerbajxhanit. Futbollistët e klubit tetovar kanë krijuar disa raste për golin e barazimit. Qarabagu është duke fituar 1:0 me golin e Toral Bayramov. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 18-të.
Shkëndija po pëson nga Qarabagu pas pjesës së parë
Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija, është në disavantazh pas pjesës së parë kundër Qarabagut të Azerbajxhanit.
Në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet në Shkup, rezultati është 1:0 në favor të ekipit mysfariv pas 45 minutave të prë.
Toral Bayramov shënoi golin e vetëm në pjesën e parë. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 18-të. Ronaldo Webster reagoi keq në zonë, pas së cilës, pas një rishikimi të VAR-it, gjyqtari akordoi penallti për Qarabagun.
Shkëndija më pas provoi nëpërmjet kapitenit Besart Ibraimi. Por gjuajtja e Ibrahimit në minutën e 20-të u prit nga portieri i ekipit nga Azerbajxhani.
Shkëndija krijoi edhe në minutën e 26-të rast shënimi. Gjuajtja e Endrit Krasniqit u bllokua nga një mbrojtës i Qarabagut.
Edhe Qarabagu rrezikoi portën e Shkëndijës në pjesën e parë. Por pa arritur të konkretizoj rastet e krijuara.
Shkëndija me rast të mirë shënimi
Shkëndija ka krijuar rast të mirë shënimi në minutën e 26-të. Por gjuajtja e Endrit Krasniqit u bllokua nga një mbrojtës i Qarabagut.
Qarabagu në epërsi ndaj Shkëndijës
Toral Bayramov ka shënuar golin e epërsisë për Qarabagun në ndeshjen kundër Shkëndijës së Tetovës. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 18-të.
Ndeshja Shkëndija – Qarabag që po luhet në Shkup, i takon raundin të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
VIDEO:
🏅#UEFA #ChampionsLeague III qualifying round
— News.Az (@news_az) August 5, 2025
"#Shkendija" 0 - 1 "#Qarabag" pic.twitter.com/YWouqXseDT
Shkëndija e Tetovës publikon formacionin, sulmit i prin Ibrahimi
Shkëndija e Tetovës e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen ndaj Qarabagut. Kjo ndeshje nis nga ora 20:00 dhe luhet në Shkup. Është ndeshja e parë e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Sulmit te skuadra tetovare i prin Besart Ibraimi.
