Llapi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Llapjanët kaluan në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive, 3:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDonat Vitija dhe Arbër Pira humbën penalltitë për Malishevën.
120 minutat e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll ishin dramatike.
Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan 2:2.
Malisheva dy herë ishte në epërsi.
Epërsinë e parë e krijoi në minutën e katërt. Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi Mevlan Zeka.
Më pas, Llapi barazoi nëpërmjet mesfushorit Besar Musolli, i cili shënoi me kokë në minutën e 49-të.
Malisheva shënoi sërish në vazhdime për epërsinë 2:1. Sërish nëpërmjet sulmuesit Zeka
Megjithatë, penalltitë Llapit ia siguroi goli i shënuar me kokë nga Fuad Abazi.
Heroi i Llapit shënoi golin e barazimit 2:2 në minutën e 120-të.
Llapi është gjysmëfinalisti i fundit.
Të mërkurën kalimin në gjysmëfinale e siguruan Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini. Gjysmëfinalet luhen me sistem vajtje-ardhje.