Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Llapi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

1 muaj më parë / 5 mar 2026 15:50
Llapi

Llapi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapjanët kaluan në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive, 3:2.

Donat Vitija dhe Arbër Pira humbën penalltitë për Malishevën.

120 minutat e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll ishin dramatike.

Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan 2:2.

Malisheva dy herë ishte në epërsi.

Epërsinë e parë e krijoi në minutën e katërt. Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi Mevlan Zeka.

Më pas, Llapi barazoi nëpërmjet mesfushorit Besar Musolli, i cili shënoi me kokë në minutën e 49-të.

Malisheva shënoi sërish në vazhdime për epërsinë 2:1. Sërish nëpërmjet sulmuesit Zeka

Megjithatë, penalltitë Llapit ia siguroi goli i shënuar me kokë nga Fuad Abazi.

Heroi i Llapit shënoi golin e barazimit 2:2 në minutën e 120-të.

Llapi është gjysmëfinalisti i fundit.

Të mërkurën kalimin në gjysmëfinale e siguruan Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini. Gjysmëfinalet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Drama në Podujevë vendoset pas penalltive

1 muaj më parë / 5 mar 2026 15:40
Kf Llapi

Fuad Abazi i Llapit realizoi gol për rezultatin 2:2. Ai shënoi me kokë në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Malishevës që zgjati 120 minuta.

Penalltitë do të vendosin gjysmëfinalistin e fundit të Kupës së Kosovës në futboll.

Zeka kalon sërish Malishevën në epërsi

1 muaj më parë / 5 mar 2026 15:20
Mevlan Zeka

Sulmuesi Mevlan Zeka shënoi tjetër gol ndaj Llapit. Ai realizoi golin e epërsisë 2:1 në minutën e 109-të të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Golin e parë për Malishevën, Zeka e shënoi në minutën e katërt.

Shkon në vazhdime ndeshja Llapi – Malisheva

1 muaj më parë / 5 mar 2026 14:53
Llapi – Malisheva

Ka shkuar në vazhdime ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Llapit dhe Malishevës. 90 minutat e ndeshjes në Podujevë përfunduan baras, 1:1.

Malisheva ishte në epërsi me golin e shënuar nga sulmuesi Mevalan Zeka në minutën e katërt.

Por Zeka “asistoi” më pas për Besar Musollin që shënoi golin e barazimit 1:1.

Mesfushori i Llapit, Musolli, shënoi me kokë në minutën e 49-të pas tentimit të Zekës për të larguar po ashtu me kokë topin.

Shënohet tjetër gol në “Zahir Pajaziti”

1 muaj më parë / 5 mar 2026 14:10
Llapi

Skuadra e Llapit ka shënuar gol në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Malishevës.

Llapi shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 49-të. Golin e barazimit ndaj Malishevës për Llapin e shënoi Besar Musulli.

Musolli shënoi me kokë.