Mallorca po planifikon që ta mbajë në skuadër edhe për disa vjet sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. “Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se te Mallorca janë shumë të lumtur me Muriqin, të cilin e vlerësojnë edhe lider të skuadrës.
Drejtuesit e Mallorcas kanë nisur punën për t’ia vazhduar kontratën Muriqit. Muriqi e luajti ndeshjen e 100-të me fanellën e Mallorcas në La Liga, të hënën mbrëma. Ai luajti deri në minutën e 77-të në barazimin 1:1 në udhëtim kundër Sevillas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata aktuale e qendërsulmuesit përfundon në verën e vitit 2027. 30-vjeçari Muriqi te Mallorca u transferua në vitin 2022 nga Lazio për tetë milionë euro. Ai u bë edhe transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit spanjoll. Muriqi po cilësohet edhe si legjendë e Mallorcas.