Futboll

Manchester Unitedi pëson disfatën e 17-të

Manchester United

Foto: Associated Press

Manchester Unitedi e ka pësuar disfatën e 17-të në elitën angleze të futbollit në edicionin aktual.

Pavarësisht se është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës ku do të luajë ndaj Tottenhamit më 21 maj, skuadra e madhe angleze po kalon momente të vështira në kampionatin anglez.

Të dielën në xhiron e 36-të, Unitedi humbi para tifozëve të vet 2:0 nga West Ham Unitedi.

Tomash Souçek në minutën e 26-të dhe Jarrod Bowen në minutën e 57-të, i shënuan golat e fitores për mysafirët.

Manchester Unitedi ka 39 pikë në vendin e 16-të, një më pak se West Hami që është i 15-ti.