Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Matoshi i kënaqur me paraqitjen ndaj Dinamos

Valmir Matoshi

Valmir Matoshi

Kampioni i Zvicrës, Thuni, luajti 1:1 me Dinamo Zagrebin në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi i Kosovës, Valmir Matoshi, luajti gjithë ndeshjen për Thunin dhe ishte prej më të mirëve. Ndeshja e së martës u zhvillua në Zvicër.

Takimi evropian në Thun mblodhi 9000 shikues. Ndeshja e kthimit është pas një jave në “Maksimir” të Zagrebit. 

Dinamo vlerësohej favorite e madhe, por Thuni ishte në epërsi 1:0 nga minuta e 20-të e deri në minutën e 86-të.

“Ishim ekip më i mirë në pjesën e parë. Dinamo bërë shumë presion në pjesën e dytë, por shënoi vetëm një gol në fund. Nëse do të ndalonim këtë, do të ndihesha edhe më mirë”, ka thënë Matoshi, shkruan “Blick”.

Edhe Thuni e Dinamo luajnë baras Futboll 13 o. më parë Thuni e Dinamo luajnë baras

Barazimi e favorizon Dinamon për ndeshjen e kthimit, por mesfushori Matoshi mbetet optimist.

“Jam i bindur në kualitetin që kemi dhe që mund të fitojmë atje”.

Ndeshjet e Championsit, 23-vjeçari Matoshi i ka ëndërruar si fëmijë. 

“Këto janë ndeshjet më të mira. Si djem të vegjël, të gjithë i kemi ëndërruar këto. Ekipi ynë është maksimalisht i motivuar për të dhënë më të mirën atje”, ka thënë Matoshi.

Pasi luajti me Zvicrën U20 dhe U21, Matoshi debutoi te Kosova A në miqësoren ndaj Çekisë, më 31 maj. Menjëherë në miqësoren e dytë shënoi gol. Bëhet fjalë për ndeshjen e 7 qershorit ndaj Andorrës, të cilën Kosova e fitoi 3:0.

Edhe Baseli mposht Thunin dhe ia shtyn festën, shënojnë Ajeti e Matoshi Futboll 2 muaj më parë Baseli mposht Thunin dhe ia shtyn festën, shënojnë Ajeti e Matoshi

Te Dinamo prej minutës së 66-të luajti Arbër Hoxha.

VIDEO: