Futboll

Mbështetje shumë e madhe për Muriqin në stërvitjen e fundit të vitit

MURIQI

Mallorca e ka zhvilluar stërvitjen e fundit të vitit 2025 të mërkurën në mëngjes.

Stërvitja ishte e hapur dhe të pranishëm në stadiumin “Son Moix” ishin më shumë se 3500 shikues.

Përkrahja ishte e madhe, veçanërisht për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, por edhe për Raillon, Maffeon dhe Virgilin.

Dyert e stadiumit u hapën në mëngjes, ndërsa lojtarët e Mallorcas e nisën stërvitjen në orën 10:30.

Në fund të stërvitjes që zgjati afro një orë, ekipi bëri një foto të përbashkët, ndërsa prapa tyre ishin tifozët e Mallorcas.

Lojtarët më pas kanë dhuruar disa topa për ta e kanë bërë fotografi.