Mesfushori Weston McKennie së shpejti pritet ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Juventusit.
Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Juve dhe McKennie kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçarit McKennie, kontrata aktuale me Juven i përfundon më 30 qershor.
Por me kontratën e re, reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në verën e vitit 2030.
Mësohet se McKennie do të fitojë rreth 4 milionë euro në vit.
Njoftimi zyrtar për vazhdimin e kontratës pritet të bëhet pas ndeshjes që Juventusi do ta luajë të dielën ndaj Romës.
Juventusi ditë më parë ia vazhdoi kontratën edhe sulmuesit turk, Kenan Yildiz.
Mesfushori me tipare sulmuese, McKennie, te Juventusi fillimisht u huazua në vitin 2020 nga Schalke. Juve vendosi që ta blejë kartonin e McKenniet në vitin 2021 për 21.9 milionë euro. Gjatë vitit 2023, McKennie, kishe periudhë huazimi te Leeds Unitedi.
Ndërsa këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë shtatë asistime.