Futboll

Messi e dëshiron De Paulin tek Inter Miami

Messi e dëshiron De Paulin tek Inter Miami

Foto: Associated Press

Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, u ka kërkuar drejtuesve të Inter Miamit të nisin negociatat me Atletico Madridin për transferimin e Rodrigo De Paulit, shkruan “miamiherald” të dielën.

De Paul ka kontratë me Atleticon edhe një vit. Klubi spanjoll është i gatshëm ta shesë argjentinasin për 17 milionë euro.

De Paul është mik shumë i mirë i Messit. Së bashku ishin lojtarë kyç në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar.

Messi ka një lidhje të fortë edhe me Luis Suarezin, Sergio Busquetsin dhe Jordi Alban. Suarez dhe Busquets ende nuk i kanë rinovuar kontratat e tyre, të cilat skadojnë në fund të këtij sezoni.