Goli i parë:

 

Muriqi i afrohet rekordit historik pas “hat-trickut” të parë me Mallorcan

43 min. më parë / 17 jan 2026 18:20
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në elitën e futbollit spanjoll.

Ai të shtunën në ndeshjen e xhiros së 20-të të La Ligas spanjolle, e regjistroi “hat-trickun” e parë qëkur u transferua te Mallorca vitin 2022.

Mallorca e mposhti Athletic Bilbaon.

31-vjeçari shënoi fillimisht në minutën e pestë për 1:0. Më pas në minutën e 42-të, e humbi penalltinë por nga topi i kthyer shënoi për 2:1. Për 3:2 ishte i saktë nga pika e bardhë, në minutën e 69-të.

Mysafirët e mbyllën ndeshjen pa Gorka Guruzetan që u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë, ndërsa Unai Gomez, që nuk ishte në fushë, u përjashtua direkt me të kuq.

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës tani i ka 14 gola në La Liga në këtë edicion, ndërsa 48 i ka shënuar në total në elitën spanjolle. Vetëm Kylian Mbappe (19) ka gola më shumë. 

Atij i duhen edhe shtatë gola për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit. Legjenda Samuel Eto’o i ka 54 gola në La Liga për Mallorcan.

Me golat e shënuar të shtunën për Mallorcan, Muriqi hyri në histori si golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës në histori, duke e kaluar ish-sulmuesin venezuelas, Juan Arango.

Mallorca, që së fundmi ka pasur telashe edhe për shkak të protestave të tifozëve për rezultatet negative, tani i ka 21 pikë.

Athletic Bilbao mbetet me 24 pikë.

I pandalshmi Muriqi, kompleton “hat-trickun”

1 o. më parë / 17 jan 2026 17:49
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi e ka kompletuar “hat-trickun” në duelin ndaj Athletic Bilbaos.

Ai shënoi nga penalltia në minutën e 69-të për 3:2.

Muriqi tani ka 14 gola në La Liga në këtë edicion dhe 48 në total në La Liga për Mallorcan. I duhen edhe shtatë gola për t'u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit. 

VIDEO:

Muriqi s’ka të ndalur

2 o. më parë / 17 jan 2026 16:59
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka të ndalur. Sulmuesi kosovar shënoi golin e dytë për Mallorcan në përballjen ndaj Athletic Bilbaos.

E ka shënuar edhe golin e 13-të këtë edicion, dhe të 47-tin në total në La Liga për Mallorcan.

Portieri Unai Simon e priti gjuajtjen e Muriqit fillimisht, por sulmuesi shtatlartë realizoi pas topit të kthyer, në minutën e 42-të.

Mallorca po udhëheq 2:1.

VIDEO:

Muriqi në histori të Mallorcas

2 o. më parë / 17 jan 2026 16:37
Vedat Muriqi - Real Mallorca

Vedat Muriqi është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas. 

Sulmuesi i Kosovës me golin e shënuar ndaj Athletic Bilbaos ka thyer rekordin e ish-sulmuesit të Venezuelës, Juan Arangos. Muriqi tashmë ka 46 gola të shënuar. Arango kishte 45. 

Golashënuesi më i mirë është legjenda Samuel Eto që i ka 54 gola.