Futboll

Napoli e nis me fitore mbrojtjen e titullit, De Bruyne shënon në debutim

Napoli

Napoli e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit.

Napolitanët të shtunën mbrëma në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Serie A në udhëtim e mposhtën 2:0 Sassuolon.

Mesfushori skocez, Scott McTominay, e realizoi golin e parë në minutën e 17-të.

Golin e fundit e shënoi mesfushori belg, Kevin De Bruyne, në minutën e 57-të.

Ai shënoi në debutim.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te Napoli dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.

Te Sassuolo në bankën e rezervistëve ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muriq.

Sassuolo nga minuta e 79-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mesfushori kanadez, Ismael Kone, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.