Napoli e ka konfirmuar të mërkurën transferimin e plotë të Rasmus Hojlundit nga Manchester Unitedi.
“Napoli njofton se janë përmbushur kushtet për transferimin e plotë të Rasmus Hojlundit nga Manchester Unitedi. Më 13 shtator, numri 19 i skuadrës e shënoi golin e parë në debutim, në fitoren 3:1 të Napolit në udhëtim te Fiorentina në ‘Stadio Artemio Franchi’. Ai ka luajtur në 44 ndeshje me fanellën ‘azzurre’ dhe i shënoi 16 gola. Ai po ashtu luajti rol në triumfin e Superkupës, duke shënuar në fitoren ndaj Milanit në gjysmëfinale”, ka shkruar Napoli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNapoli do të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.
Për shërbimet e Hojlundit, Napoli pagoi 6 milionë euro në formë huazimi. I shtoi edhe 44 milionë euro tjera për transferimin e plotë.