Futboll

Në 11-shen më të mirë dominojnë lojtarët e PSG-së

Formacionet zyrtare: Arsenal – PSG

Konfederata Evropiane e Futbollit e ka publikuar të enjten formacionin më të mirë të gjysmëfinaleve të para të Ligës së Kampionëve. 

Ndeshjet e para gjysmëfinale Arsenal – Paris Saint-Germain dhe Barcelona – Inter, u zhvilluan të martën e të mërkurën. 

PSG-ja fitoi në udhëtim 1:0, ndërsa Barcelona e Interi u ndanë baras, 3:3. 

Në formacionin më të mirë të përzgjedhur nga grupi i ekspertëve të UEFA-s, dominojnë lojtarët e skuadrës franceze. 

Nga PSG-ja janë përzgjedhur portieri Gianluigi Donnarumma, mbrojtësi Marquinhos, mesfushori Vitinha dhe sulmuesi Ousmane Dembele. 

Nga tre lojtarë në formacion kanë Barcelona dhe Interi. 

Prej Barcelonës u përzgjodhën Pedri, Lamine Yamal dhe Raphinha, ndërsa lojtarët e Interit janë mbrojtësit Denzel Dumfries dhe Francesco Acerbi si dhe mesfushori Nicolo Barella. 

Lojtari i vetëm i Arsenalit i përzgjedhur nga UEFA për formacionin më të mirë është Myles Lewis-Skelly.