Pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve, Barcelona ka për çfarë të luajë në pjesën përfundimtare të sezonit.
E ka mundësinë ta fitojë titullin e 29-të në La Liga, në rast të fitores në “El Clasico” ndaj Real Madridit më 10 maj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç titullit, Barça e ka edhe një arsye tjetër për të fituar.
Do ta barazonte numrin e fitoreve në historinë e “El Clasicos”. Të dyja skuadrat do t’i kishin nga 106 fitore, ndërsa 52 ndeshje janë mbyllur baras.
Para “El Clasicos”, Barcelona ka ndeshje në shtëpi ndaj Celta Vigos dhe dy në udhëtim, ndaj Getafes dhe Osasunas.
Nëse e fiton La Ligan, Barcelona do ta fitonte trofeun 104 në histori, ndërsa një më shumë do ta kishte Real Madridi.