Flamuri i Shqipërisë nuk është paraqitur në stadiumin “Duboçica” në Leskovc, ku luhet ndeshja Serbi – Shqipëri.
Kombëtarja e Shqipërisë të premten pasdite e zhvilloi stërvitjen zyrtare në “Duboçica”, por në stadium nuk ishte flamuri kuqezi.
Këtë e ka bërë të ditur TCH, që ka gazetarin në stadiumin në Leskovc.
Serbët e kanë shkruar “Mirë se erdhët”, por pa shfaqur flamurin shqiptar.