Futboll

Një tifoz qëndroi 90 minuta si statujë në Kupën e Afrikës

Një tifoz qëndroi 90 minuta si statujë në Kupën e Afrikës

Do të jetë një nga imazhet ikonike të Kupës së Afrikës. Një tifoz kongolez qëndroi i palëvizshëm, si një statujë për 90 minuta në ndeshjen që Republika Demokratike e Kongos e zhvilloi ndaj Botsuanas të martën mbrëma.

Tifozi u kap nga kamera në tribunën e stadiumit në Rabat të Marokut, i veshur me ngjyrat e ekipit të tij përfaqësues – pantallona të kuqe, kravatë dhe një xhaketë të verdhë.

Ai mori një pozë me dorën e djathtë të ngritur në shenjë përshëndetjeje, dhe qëndroi i palëvizshëm gjatë gjithë ndeshjes. Më vonë u raportua se tifozi bënte homazh ish-kryeministrit të vendit, Patrice Lumumbas, i cili vdiq në vitin 1961.

Republika Demokratike e Kongos siguroi kalimin në fazën e dytë të Kupës së Afrikës.

Republika Demokratike e Kongkos mposhti 3:0 përfaqësuesen e Botsuanas.