Futboll

Norvegjia i jep për një organizatë humanitare paratë e biletave nga ndeshja me Izraelin

norvegji

Paratë e premtuara për punë humanitare në Gaza, të siguruara nga shitja e biletave për ndeshjen e futbollit mes Norvegjisë dhe Izraelit, do të shkojnë për organizatën “Mjekët pa Kufij”.

Federata e Futbollit e Norvegjisë njoftoi të hënën se ka zgjedhur organizatën shëndetësore, fituese të Çmimit Nobel për Paqe.

Ndeshja është më 11 tetor në Oslo dhe të gjitha biletat janë shitur. Pritet që për ndihmë ndaj Gazës  nga kjo ndeshje me Izraelin të shkojnë qindra mijëra euro. 

“Paratë janë të destinuara për punën e organizatës në terren në Gaza dhe zonat përreth, të prekura nga lufta”, ka shkruar federata norvegjeze.

Ajo muajin e kaluar premtoi se paratë nga ndeshja me Izraelin do të destinohen për ndonjë organizatë humanitare që vepron në Gaza.