Futboll

Nuk dëshpëron Dortmundi, fiton ndaj Mainzit

Borussia Dortmund

Borussia Dortmundi i ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen që i takoi xhiros së pestë të Bundesligës.

Dortmundi të shtunën në udhëtim e mposhti Mainzin me rezultatin 2:0.

Të dy golat “verdhezinjtë” i shënuan në pjesën e parë.

Fillimisht, Daniel Svensson e realizoi golin e parë në minutën e 27-të.

Në minutën e 40-të, Karim Adeyemi, e shënoi golin e fundit.

Vendësit nga minuta e 67-të luajtën me një futbollist më pak në fushë pasi portieri Robin Zentner u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Për Dortmundin ishte fitorja e katërt radhazi. E mban pozitën e dytë me 13 pikë.

Lider është Bayern Muncheni me dy pikë më shumë.

Mainzi ka katër pikë dhe e zë vendin e 13-të.